TIRANË- Është shyrë sërish gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Seanca paraprake e parashikuar për këtë të enjte, është shtyrë pasi për herë të tretë, Beci nuk paraqitet në gjyq.
Mësohet se Beci i ka dhënë prokurorë të posaçme avokatit të tij, Ervin Metallës, por as ai nuk ndodhej në gjyq. Sipas burimeve, avokati Metalla kishte njoftuar e togat e zeza se ndodhet në një proces tjetër.
SPAK e mori të pandehur Benet Becin, bashkë me 6 persona të tjerë. Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin në lidhje me një tender, gjatë kohës që ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH.
Sipas njoftimit, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milion lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Berberit./ZËRI