Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, gjykata refuzon mjeken Merema Sela

Vendimi është marrë në datë 8 Maj 2026 nga gjyqtarja e shortuar për shqyrtimin e padisë, Suela Xhani.

zh.ll
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, gjykata refuzon mjeken
mereme sela

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka refuzuar padinë e Mereme Selës, e cila pretendonte se i ishte mohuar e drejta për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike.

Vendimi është marrë në datë 8 Maj 2026 nga gjyqtarja e shortuar për shqyrtimin e padisë, Suela Xhani. Sipas gjyqtares Xhani, mungojnë dokumentet shoqërues që të bënin të vlefshme kërkesën.

Në vendim, gjqytarja argumenton:

Së pari, pala paditëse, pra aplikantja Mereme Sela, nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhëna të tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse. Gjithashtu, padisë nuk i është bashkëlidhur një mjet identifikimii vlefshëm, nëformën e kërkuar nga ligji;

Së dyti, gjykata thotë se, rezulton që pala e paditur është person juridik dhe, rrjedhimisht duhet përcaktuar qartë emërtimi i tij, ashtu siç figuron në regjistrat publikë, duke treguar edhe selinë ose zyrën qendrore, ku do kryhet njoftimi;

Së treti, gjykata konstaton se paditësja nuk ka paguar tarifë gjyqësore;

Së katërti, konstatohet se në kërkesë-padi nuk janë parashtruar qartë rrethanat e faktit dhe faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim.

Së fundmi, rezulton se aktet provuese bashkëngjitur padisë, përfshirë vendimin nr. 120 datë 01.05.2026 “Për shqyrtimin dhe miratimin e kandidaturave për kryetar të PDSH-së” I Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, janë fotokopje, jo të njëhsuara me origjinalin ose origjinale dhem rrjedhimisht jo në formën e kërkuar ngaligji.

Mjekja Mereme Sela dorëzoi me 4 maj padinë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës pas përjashtimit nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Sela ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. 

Mesnatën e 30 prillit skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi Komisioni Zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. Në vendim thuhet se Sela dhe Mulaj, nuk janë kualifikuar si kandidatë pasi nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë kandidaturat e ish-deputetit Ervin Salianji, aktivistes Evi Kokolari dhe Alesia Balliut u refuzuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB