SARANDË- 65-vjeçari Agim Vocka ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëmnë spitalin e Traumës në Tiranës, i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin Delvinë-Sarandë.
Sipas raportimeve, 65-vjeçari u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Fillimisht ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë. Por, më pas ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar.
Por, pavarësisht përpjekjeve, 65-vjeçari ku mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë sot te Trauma./ZËRI