TIRANË- Situata në disa prej vatrave të zjarrit në vend është përmirësuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarje e plotë të flakëve, kryesisht në zonat më problematike.
Në fshatin Drenie të Patosit u regjistrua një natë kritike, pasi flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm situata duket se është nën kontroll, megjithëse vatra mbetet aktive. Raportohet se aktualisht nuk ka rrezikpër banesat, ndërsa rreth 30 forca zjarrfikëse janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve.
View this post on Instagram
Ndërkohë, vijon të mbetet aktive edhe vatra e zjarrit në Abaze të Krujës, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive. Në këtë zonë, trashësia e humusit është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush, çka bërë që vatra e zjarrit të riaktivizohet herë pas herë.
Situata në Krujë prej disa ditësh ka qenë kritike dhe është punuar me të gjitha mjetet, nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e vatrës./ZËRI