Aktualitet

U qëllua me armë zjarri nga shoku i tij 19-vjeçar, ndërron jetë pas dy ditësh në reanimacion 17-vjeçari

Siç u raportua më herët, i mituri ishte qëlluar aksidentalisht gjatë një feste nga një 19-vjeçar, në banesën e këtij të fundit, në zonën e kthesës së Kamzës. 

zh.ll

U qëllua me armë zjarri nga shoku i tij 19-vjeçar, ndërron

TIRANË- Ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje kritike 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë. Siç u raportua më herët, i mituri ishte qëlluar aksidentalisht gjatë një feste nga një 19-vjeçar, në banesën e këtij të fundit, në zonën e kthesës së Kamzës. 

Autori i dyshuar, 19-vjeçari Rigels Sylaj, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku vijon të jetë i ndaluar nga policia. Ai kishte ftuar 3 shokët e tij në shtëpi dhe gjatë festës ku po konsumonin edhe alkool, po u tregonte një pistoletë të cilën e kishte pa leje. Sylaj, i cili dyshohet se kishte armën pa leje, është arrestuar së bashku me dy shokët e tjerë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 24 majit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e 19-vjeçarit, ku ky i fundit, teksa duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari./ZËRI

Poll

MOS HUMB