Aktualitet

U qëllua me kallashnikov, ky është 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura (FOTO)

Zuko dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga autori, i cili e ka ndjekur deri në hyrjen e një pallati, ku kishte tentuar t'i fshihej. 

zh.ll
U qëllua me kallashnikov, ky është 20-vjeçari, pjesë
Johan Zuko

KORÇË- Ky është 20-vjeçari Johan Zuko, i cili mbeti i vrarë pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës. Zuko mësohet të ketë qenë ushtarak dhe pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

20-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga autori, i cili e ka ndjekur deri në hyrjen e një pallati, ku kishte tentuar t'i fshihej. 

Pasi kreu krimin, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka arritur ta identifikojë dhe ka intensifikuar kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e dinamikës së ngjarjes.

Poll

MOS HUMB