KORÇË-Të afërmit e efektivit të 'Shqiponjave' Enea Mekollit, i cili i mbetur i vrarë para në 4 qershor në një operacion në Maliq kanë hapur një fushatë në GoFundMe. Të afërmit shprehen se çdo kontribut do të shërbejë si një gjest solidariteti, respekti dhe kujtimi për një njeri që dha jetën e tij në krye të detyrës
"Ky aktivitet për mbledhjen e fondeve nuk lind nga bamirësia, por nga respekti, mirënjohja dhe dëshira për të nderuar kujtimin e Eneas. Shumë njerëz kanë shprehur dëshirën për të mbështetur familjen e tij dhe për të treguar vlerësimin e tyre për sakrificën që ai bëri në shërbim të vendit të tij. Çdo kontribut është tërësisht vullnetar dhe do të shërbejë si një gjest solidariteti, respekti dhe kujtimi për një njeri që dha jetën e tij në krye të detyrës,"-thuhet në faqen e GoFoundMe.
Enea Mekolli la pas një fëmijë 8 muajsh, bashkëshorten, nënën dhe babain e tij ndërsa më parë vëllai i tij, polic, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.
Linku ku mund të kontribuoni: GoFundMe