BRUKSEL-Protestat kundër projektit në Zvërnec janë shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Sot shqiptarët që jetojnë në Bruksel janë mbledhur në protestë para Komisionit Europian ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama. Me flamuj krahëve dhe qeleshe në kokë shqiptarët bënë thirrje kundër qeverisë para Komisionit Europian, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës.
Ndërkohë për të dytën ditë radhazi, shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur para Ambasadës së Shqipërisë në Londër për të protestuar kundër projektit të parashikuar në zonën e Zvërnecit.
Protestat vijojnë prej një jave tashmë, ku tubime ka pasur nga diaspora shqiptare në disa shtete, si SHBA, Gjermani, Itali, Zvicër./ZËRI