Aktualitet

"Habemus papam"/ Tym i bardhë në Vatikan - zgjidhet Papa i ri

Identiteti i Papës së ri nuk është bërë ende i ditur

k.m.
"Habemus papam"/ Tym i bardhë në Vatikan - zgjidhet Papa i
Tymi i bardhë

VATIKAN- Ka tym të bardhë! Tymi që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine sapo ka konfirmuar lajmin se në Vatikan është zgjedhur Papa i ri, pasardhësi i Papa Françëskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Procesi i konklavës përfundoi me sukses, megjithatë identiteti i Papës së ri nuk është bërë ende i ditur. 133 zgjedhësit kardinalë të mbledhur në Kapelën Sistine të Vatikanit kanë zgjedhur Papën e ri. 

Se cili është i përzgjedhuri do ta mësojmë brenda orës së ardhshme, por ai do të shfaqet së shpejti në dritaren qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit.

"Annuntio vobis gaudium magnum: Habemus Papam!" (Ju njoftoj me gëzim të madh: kemi një Papë!),"-ky do të jetë njoftimi që do të japë Dominique Mamberti, 73 vjeç, francez, i cili ka lindur në Rabat të Marokut, por është rritur në Korsikë. Papa i ri i ka tejkaluar 89 votat, dy të tretat e votave të nevojshme për t'u zgjedhur. Për prezantimin e tij po presin në shesh më shumë se 15 mijë besimtarë nga e gjithë bota.

Ndërkohë brenda, kardinali i parë i urdhrit të peshkopëve i drejtohet të zgjedhurit duke e pyetur: A e pranoni zgjedhjen tuaj si Papë?. Mund të duket si një pyetje retorike, por ka pasur raste në histori, edhe nëse mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë, në të cilat Papa i zgjedhur ka refuzuar. Hadriani II, për shembull, 12 shekuj më parë pranoi vetëm konklavin e tretë në favor të tij; dy herët e mëparshme ai e kishte refuzuar rolin, nga përulësia.

Nëse përgjigjja e Papës së ri është pozitive, kardinali i emëruar për të mbajtur ceremoninë e pyet: Quo nomine vis vocari?” (Si doni të quheni?), një pyetje së cilës papa i sapozgjedhur do t'i përgjigjet me emrin që ka zgjedhur si Papë. Pas pranimit, fletët e votimit digjen në sobë, ndërsa një sobë tjetër përdoret për bomba tymi në mënyrë që tymi klasik i bardhë të shihet nga Sheshi i Shën Pjetrit. Në fund të konklavës, Papa i ri tërhiqet në "dhomën e lotëve", siç quhet sakristia e Kapelës Sistine, sepse supozohet, dhe ndoshta ndonjëherë ka ndodhur edhe në të vërtetë, që Papa i ri qan këtu nga emocionet ose nga pesha e përgjegjësive të tij të reja. Atje e presin tre rrobat me madhësi të ndryshme: do të ndihmohet të veshë atë që i afrohet më shumë madhësisë së trupit të tij për t'u paraqitur në publik nga Lozha e Bekimeve të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Përpara këtij prezantimi para botës, brenda konklavës mbahet një lutje për Papën e ri, kardinalët shprehin respektin e tyre dhe më pas intonohet "Te Deum", duke shënuar zyrtarisht fundin e konklavës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB