Aktualitet

GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD-së në Shkodër

Sipas të dhënave nga terreni, një prej të personave ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet dhe si pasojë është shoqëruar për në Komisariatin e Shkodrës, megjithatë identiteti i tij ende nuk është bërë me dije.

k.m.
GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të
Altin Dumani në Shkodër

SHKODËR- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 6 urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kontrollet po ushtrohen në disa shtabe elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi në kryeqendrën e Veriut. Lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shkodër, gazetarja Klodiana Lala zbuloi më shumë detaje duke bërë me dije se janë sekuestruar disa aparatë celularë. Po ashtu, janë kontrolluar edhe disa makina, por ende nuk dihet se kujt i përkasin.

Sipas të dhënave nga terreni, një prej të personave ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet dhe si pasojë është shoqëruar për në Komisariatin e Shkodrës, megjithatë identiteti i tij ende nuk është bërë me dije. Ka dyshime se hetimet po kryehen në kuadër të dyshimeve për veprimtari të paligjshme të lidhura me procesin zgjedhor, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga SPAK. Aksioni ka nisur që sot në mëngjes dhe në terren ishte edhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani./ZËRI

Poll

MOS HUMB