Aktualitet

Po trafikonin 60 kg kanabis, 2 në pranga në Thumanë! U kultivua në Shkodër, do shkonin ta shisnin në Greqi

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, lënda narkotike ishte paketuar dhe futur në disa çanta të zeza.

k.m.
Po trafikonin 60 kg kanabis, 2 në pranga në Thumanë! U kultivua
Pamjet nga droga

TIRANË- 2 persona janë arrestuar në Thumanë pasi janë kapur me gati 60 kilogramë kanabis. Enea Tahiri dhe Besnik Shabani, njëri shofer, tjetri pasagjer, u arrestuan në Thumanë, ndërsa drogën e kishin fshehur në mjet. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, lënda narkotike ishte paketuar dhe futur në disa çanta të zeza.

Po trafikonin 60 kg kanabis, 2 në pranga në Thumanë! U kultivua
Enea Tahir
Po trafikonin 60 kg kanabis, 2 në pranga në Thumanë! U kultivua
Besnik Shabani

Droga ishte kultivuar në zonën e Shkodrës dhe destinacion final kishin Greqinë. Për në vendin fqinjë do të kalonin përmes Korçës. Dy të arrestuarit, të dy me precedentë të mëparshëm penale, akuzohen për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'.

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Interruption 3”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. U kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg), vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen pakot me lëndë narkotike dhe automjeti. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 37 vjeç dhe B. Sh., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB