Aktualitet

'E qëlluan nga mbrapa'/ Dedja u ekzekutua sapo zbriti nga makina, ja çfarë deklaruan banorët

Kjo ngjarje ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës.

k.m.
'E qëlluan nga mbrapa'/ Dedja u ekzekutua sapo zbriti nga makina,
Pamje nga Durrësi

DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesnatës në Durrës. Ai u ekzekutua me armë zjarri teksa po lëvizte në lagjen nr.18. Kjo ngjarje ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës. Një prej tyre i tha "Report Tv" (jashtë kamerave) se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre. Por më pas kuptoi se ishte ekzekutuar dikush, ndaj edhe telefonoi menjëherë Policinë.

“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin,”- tha një banor.

29-vjeçari i ekzekutuar është arrestuar disa herë më parë nga Policia dhe rezulton person me precedente penalë. Po ashtu, burime bëjnë me dije se ai është pjesë e një grupi kriminal. Ndaj edhe e shkuara e tij është pista kryesore që po hetohet për të gjetur shkakun e vrasjes dhe autorët e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB