Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka për të negociuar me askënd në lidhje me projektin për Zvërnecin. Edhe pse më herët Rama i ftoi për bisedime protestuesit, sot u shpreh nga Vlora se nuk do të flasë më me askënd.
Edi Rama: E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër.
Poll