Aktualitet

Varka plot me drogë e municion luftarak nga Pukë në Tropojë dhe drejt Kosovës, kapet "transportuesi" 29-vjeçar (EMRI)

Lek Pepgjonaj u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte me automjetin e tij, tip "Volksëagen", ku në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, sasi municioni luftarak, si edhe një shumë parash.

zh.ll
Varka plot me drogë e municion luftarak nga Pukë në Tropojë
droga dhe parate e sekuestruara

TROPOJË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi transportoi me varkë drejt Tiranës drogë, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Lek Pepgjonaj u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte me automjetin e tij, tip "Volksëagen", ku në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, sasi municioni luftarak, si edhe një shumë parash. Dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë. 

Njoftimi:

Tropojë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Varkëtari”

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip "Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Poll

MOS HUMB