Aktualitet

Vatër e madhe zjarri në Mallakastër, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre! Rrezikohen banesat dhe puset e naftës

Gjithashtu, rrezikohen edhe banesat dhe puset e naftës në këtë zonë, pasi zjarri ndodhet rreth 100 metra larg tyre.

l.k
Vatër e madhe zjarri në Mallakastër, digjen 10 hektarë me
pamje nga vendngjarja

MALLAKASTËR-  Fshati Hekal në Mallakastër është përfshirë mesditën e sotme nga një vatër e madhe zjarri. Raportohet se, për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”, duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.

Gjithashtu, rrezikohen edhe banesat dhe puset e naftës në këtë zonë, pasi zjarri ndodhet rreth 100 metra larg tyre.Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe kompania Albpetrol, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB