Aktualitet

VIDEO/ Tre helikopterë në aksion në Finiq, flakët hyjnë në oborret e banesave

Siç shihet edhe në pamje, tre helikopterë, dy Cougar dhe një Black Hawk po punojnë për shuarjen e flakëve.

l.k
VIDEO/ Tre helikopterë në aksion në Finiq, flakët hyjnë
pamje nga vendngjarja

FINIQ- Tre helikopterë kanë mbërritur në ndihmë të forcave zjarrfikëse në Finiq, pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri për shkak të situatës së rënduar. Siç shihet edhe në pamje, tre helikopterë, dy Cougar dhe një Black Hawk po punojnë për shuarjen e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zjarri, i cili nisi fillimisht në Matomarë, u përhap me shpejtësi për shkak të erës në drejtim të dy fshatrave, Kostar dhe Vllahat, ku rrezikohen edhe banesat.

Më problematike paraqitet situata në fshatin Kostar, ku flakët kanë hyrë në oborret e banesave. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata vijon të mbetet kritike./ZËRI

Poll

MOS HUMB