Aktualitet

Vatër zjarri në Seferan dhe Merhojë të Belshit, era favorizon përhapjen e flakëve

Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi të ulët dhe parcela bujqësore.

M.K.
Vatër zjarri në Seferan dhe Merhojë të Belshit, era
FOTO NGA VENDI I NGJARJES

Një vatër e madhe zjarri u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në territorin e Bashkisë Belsh, pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi të ulët dhe parcela bujqësore.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në zonë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa u shmang përhapja e tyre në zona të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet në terren për të përcaktuar shkakun e rënies së flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB