Aktualitet

Vendosi për kthimin në Itali të emigrantëve të mbërritur në Shqipëri, kërcënohet me jetë gjyqtarja

Fushata e diskreditimit që u zhvillua kundër magjistratëve romanë dhe në veçanti kundër Silvia Albanos, kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze.

k.m.
Vendosi për kthimin në Itali të emigrantëve të
Foto ilustruese

ITALI- Gjyqtarja Silvia Albano, një nga gjashtë gjyqtarët e gjykatës së Romës që vendosi për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri, u kërcënua me vdekje. Menjëherë pas marrjes së kërcënimit, ajo bëri një denoncim në Prokurorinë e Romës.

Në një deklaratë të bërë publike nga mediat në vendin fqinj, thuhet se fushata e diskreditimit që u zhvillua kundër magjistratëve romanë dhe në veçanti kundër Silvia Albanos, kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze për sigurinë dhe jetën e saj.

"Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të diskutimit, dhe raportit të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës.  Ne kemi prova se ngritja e nivelit të konfliktit ushqen konfuzionin, urrejtjen dhe nuk është në dobi për askënd. Ne nuk mund t'i vëmë në shënjestër gjyqtarët si armiq të popullit, është një mesazh që ndot debatin publik,"-tha presidenti i National Association of Magistrates (ANM), Giuseppe Santalucia.

Por edhe pse është bërë publike se gjyqtarja është kërcënuar, mediat nuk kanë ndarë detaje lidhur me mënyrën./ZËRI

Poll

MOS HUMB