Aktualitet

Tensionet para Kuvendit, 11 protestues përfundojnë në komisariat pas përplasjes me policinë

Gjatë përplasjes, forcat e rendit përdorën edhe spraj me piper ndaj protestuesve, ndërsa policia vijoi ndërhyrjen për të mbajtur të kontrolluar situatën pranë godinës së Kuvendit.

M.K.
Tensionet para Kuvendit, 11 protestues përfundojnë në komisariat
FOTO NGA PROTESTA

TIRANË- Protesta e opozitës para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve, deputetëve demokratë dhe forcave të policisë ndërsa pas tubimit 11 qytetarë janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë.

Ndalimet erdhën pas momenteve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës ku situata në disa raste doli jashtë kontrollit. Protestuesit u përplasën me efektivët e policisë, ndërsa në terren pati edhe shtyrje mes qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.

Gjatë përplasjes, forcat e rendit përdorën edhe spraj me piper ndaj protestuesve, ndërsa policia vijoi ndërhyrjen për të mbajtur të kontrolluar situatën pranë godinës së Kuvendit.

11 qytetarët e ndaluar ndodhen aktualisht në Komisariatin Nr. 1, ndërsa në ambientet e komisariatit ka shkuar edhe avokatja e Partisë Demokratike Eda Grimci e cila është interesuar për situatën e tyre.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi veprimet konkrete që kanë çuar në ndalimin e secilit prej protestuesve, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me procedurat e policisë ndaj tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB