Aktualitet

VIDEO/ Negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec, momenti kur policia përpiqet ta bindë të dorëzohet

Në një moment gjatë negociatave, Buzi pranoi të lironte ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante me vete pas ngjarjes së rëndë.

M.K.
VIDEO/ Negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec, momenti kur policia
foto nga vendi i ngjarjes

ROSKOVEC– Janë publikuar pamjet nga operacioni i zhvilluar në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Policia e Shtetit, forcat speciale RENEA dhe negociatorët u përballën për rreth 10 orë me një situatë të rëndë, duke tentuar të bindnin 35-vjeçarin Nertil Buzi të dorëzohej.

Pas ngjarjes së rëndë të 24 korrikut, ku humbën jetën Kosta Plaka dhe më pas në spital edhe bashkëshortja e tij, Belere Plaka, Buzi u izolua brenda automjetit të tij, duke refuzuar t’u dorëzohej forcave të policisë.

Efektivët e RENEA-s dhe negociatorët e Policisë së Shtetit i bënë thirrje të vazhdueshme 35-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hiqte dorë nga çdo veprim ekstrem. Megjithatë, sipas informacioneve paraprake, ai nuk pranoi të vetëdorëzohej dhe vijoi të qëndronte i mbyllur në automjet.

Në një moment gjatë negociatave, Buzi pranoi të lironte ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante me vete pas ngjarjes së rëndë. Pas rreth 10 orësh negociata, ndërhyrja e autoriteteve nuk arriti të shmangte tragjedinë. Sipas policisë, 35-vjeçari i dha fund jetës me armën që mbante me vete.

Ngjarja ka tronditur banorët e Roskovecit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI

Poll

MOS HUMB