Aktualitet

Konflikt me armë mes 5 peronash në Laç/ Arrestohet një 37-vjeçar, katër të tjerë në kërkim

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku dyshohet se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

l.k
Konflikt me armë mes 5 peronash në Laç/ Arrestohet një
arma

LAÇ- Një konflikt mes pesë personash është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Kurbini”, në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku dyshohet se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar një prej të përfshirëve, shtetasin K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua një armë zjarri tip “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Katër personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim: G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa të përfshirët akuzohen për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

Fatmirësisht nga konflikti nuk raportohet për persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB