Aktualitet

Durrës/ Tentoi të vriste komshiun e tij në gjendje të dehur, arrestohet 32-vjeçari

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

l.k
Durrës/ Tentoi të vriste komshiun e tij në gjendje të dehur,
foto nga ngjarja

DURRËS- Një konflikt banal mes dy komshinjve në Sukth të Durrësit ka përfunduar në tentativë vrasjeje. Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë pasi tentoi të vriste me makinë fqinjin e tij pas një sherri për fyerje.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit thuhet se ngjarja ndodhi në fshatin Perlat të Sukthit, ku shtetasi Benard Shkajoti, 32 vjeç, ka drejtuar makinën ndaj komshiut të tij, L. D., 40 vjeç, duke e goditur dhe lënë të plagosur.

40-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtim mjekësor të nevojshëm.

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur,me masën 0.92 mg/l në momentin e ngjarjes. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

Benard Shkajoti do të përballet me akuzat për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vihet në pranga shtetasi Benard Shkajoti./ ZËRI/

Poll

MOS HUMB