Aktualitet

VIDEO/ Lapaj humb ndjenjat pas përplasjes me Policinë

Të pranishmit i kanë ofruar ujë dhe kanë kërkuar hapësirë për ta ndihmuar, ndërsa situata u qetësua pas disa minutash.

l.k
VIDEO/ Lapaj humb ndjenjat pas përplasjes me Policinë
Përplasja me policinë

TIRANË- Një incident u shënua pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, ku protestues të thirrur nga Adriatik Lapaj u përplasën me forcat e policisë. Tubimi, i cili po zhvillohet çdo ditë në këtë zonë, pati momente tensioni kur autoritetet ndërhynë për të mos lejuar vendosjen e një gjeneratori elektrik. Gjatë përplasjes fizike me policinë, Lapaj është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë. Të pranishmit i kanë ofruar ujë dhe kanë kërkuar hapësirë për ta ndihmuar, ndërsa situata u qetësua pas disa minutash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protesta e nisur prej disa ditësh ka në qendër kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka deklaruar se do të vijojë qëndrimin e tij përpara godinës së Kryeministrisë, duke e cilësuar protestën si të pandalshme.

Lapaj u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se vetëm përmes pjesëmarrjes masive mund të arrihet, sipas tij, dorëheqja e qeverisë. Ai ka nënvizuar se është i vendosur të vazhdojë qëndresën, duke e konsideruar atë si mënyrën e vetme për të arritur ndryshimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB