Aktualitet

VIDEO- Momenti kur autoritetet spanjolle bastisin shtëpinë e ‘skifterave’ shqiptarë, shkaktuan 500 mijë euro dëme

Ata akuzohen për grabitjen e 13 banesave, ku dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 500 mijë euro.

I.F
VIDEO- Momenti kur autoritetet spanjolle bastisin shtëpinë e
Momenti i arrestimit

MADRID- Pesë shqiptarë u arrestuan në Spanjë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal. Ata akuzohen për grabitjen e 13 banesave, ku dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 500 mijë euro. Mediat spanjolle, kanë shpërndarë pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarëve 5 ditë më parë nga autoritetet vendase.

Me anë të një çelësi që mendohet se ishte imitim, ata hapën apartamentin dhe brenda zbuluan një dhomë me sende të vjedhura dhe euro cash. Ndërsa në një çantë të vogël sportive u gjetën tufa parash. Anëtarët e rrjetit vepronin në Salou, në provincën e Tarragona, dhe u zhvendosën në provinca të ndryshme si Alicante, Murcia, Madrid, Toledo, Granada dhe Jaén për të kryer grabitjet. Përveç kësaj, ata kishin një kasafortë ku fshihnin bizhuteritë e vjedhura.


Në këtë vend agjentët kanë arritur të sekuestrojnë 21 mijë e 800 euro para të gatshme, si dhe bizhuteri floriri dhe mjete. Grabitjet bëheshin me një mjet transporti të marrë me qira. Por anëtarët e bandës vepronin dhe si “turistë” në Itali. Operacioni u krye bashkë me agjentët italianë. Hetimi filloi nëntorin e kaluar, pas grabitjes së një shtëpie. Automjeti një tip furgoni, i cili u përdor për të grabitur ishte me targa të dubluara, dhe u sekuestrua në bazë të provave. Kjo makinë ishte e regjistruar në Itali dhe i përkiste një kompanie makinash me qira.

Gjithashtu u sekuestruan telefona, nga ku pritet të zbulohen anëtarë të tjerë të bandës, vegla pune për hapje dyersh dhe mjeti i përdorur në grabitje. Në oborrin e shtëpisë, agjentët gjetën një dhomë magazinimi që besohet se përdorej për të fshehur bizhuteritë e vjedhura në grabitje përpara se të nxirreshin jashtë vendit. Po ashtu, në magazinë janë gjetur edhe mjete që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB