Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur kandidati i PD-së përplaset me policinë në Fier, efektivët e mbajnë nga krahët

Semanjaku kishte vendosur një banderolë elektorale në qendër të Fierit, por efektivët e Policisë Bashkiake kanë shkuar t’ia heqin me argumentin se nuk kishte marrë leje.

F.m
VIDEO/ Momenti kur kandidati i PD-së përplaset me policinë
Përplasja

FIER- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë pas një përplasjeje me efektivët e Policisë Bashkiake.

Semanjaku kishte vendosur një banderolë elektorale në qendër të Fierit, por efektivët e Policisë Bashkiake kanë shkuar t’ia heqin me argumentin se nuk kishte marrë leje. Semanjaku i ka kundërshtuar dhe është përplasur me ta, gjë që shihet dhe në videon e mëposhtme.

Na pamje dallohet se si efektivët mbajnë nga krahët kandidatin, ndërkohë që sheshi është mbushur me polici.

Poll

MOS HUMB