
TIRANË-Shitja e produketeve të skaduara ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Në një rast të fundit qytetarët janë ankuar në redaksinë e VoxNews për produktet të mykura në supermarketin Conad në qendrën tregtare, “Cristal Center” në Tiranë.
Siç duket dhe nga pamjet e mëposhtme, qytetari ka blerë disa produkte në Conad, ndër to dhe një kos frutash për fëmijën. Pasi ka arritur në banesën e tij qytetari është tmerruar kur ka hapur kosin për t’ia dhënë fëmijës së tij, pasi produkti ishte mykur.
“Po na helmojnë femijët, nuk i kontrollojnë produktet”, shprehet i irrituar qytetari.
Qytetari u bën thirrje organeve shtetërore të kontrollojnë këtë rrjet të shtrenjtë ushqimor, i cili sa vjen e përditë ul cilësinë dhe fsheh surpriza të pakëndshme në produkte të mykura.