Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Arrestohet 31-vjeçari, dyshohet se mbajti peng dhe ngacmoi seksualisht një 13-vjeçar

Nga hetimet, mësohet se 31-vjeçari ka mbajtur peng një të mitur 13-veç në banesën e tij në rrugën “Bardhyl” nga ora 21:00 e datës 23 korrik deri në orën 00:45 të datës 24 korrik.

zh.ll
E rëndë në Tiranë/ Arrestohet 31-vjeçari, dyshohet se
Foto ilustruese

TIRANË- Një 31-vjeçar, i identifikuar si Julian Alla, është arrestuar nga Komisariti nr. 4 i dyshuar për “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Nga hetimet, mësohet se 31-vjeçari ka mbajtur peng një të mitur 13-veç në banesën e tij në rrugën “Bardhyl” nga ora 21:00 e datës 23 korrik deri në orën 00:45 të datës 24 korrik.

Ndalimi i 31-vjeçarit është kryer më 2 gusht, pas kallëzimit të bërë në polici nga familjarët e të miturit. Gjatë deklarimeve të dhëna në prani të prindit dhe psikologut, 13-vjeçari ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari./ZËRI

Poll

MOS HUMB