Aktualitet

Vidhet dyqani i bulmetit në Pogradec, dyshohet se autorët morën rreth 2 mln lekë (VIDEO)

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit, ku është grabitur një dyqan bulmeti.

zh.ll
Vidhet dyqani i bulmetit në Pogradec, dyshohet se autorët morën
biznesi ne pogradec

POGRADEC- Një biznes në Pogradec ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit, ku është grabitur një dyqan bulmeti.

Nga informacionet paraprake raportohet se disa persona, ende të paidentifikuar, kanë brenda në dyqan dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me dyert e biznesit. 

Sipas burimeve, kjo është vjedhja e dytë për këtë biznes brenda 5 muajsh, pasi i njëjti kishte rënë pre e grabitjes pak kohë më parë. 

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, Policia e Pogradecit ka nisur hetimet dhe ka sekustruar kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtërinjve në brendësi të dyqanit.

Ndërkohë, në të njëjtën rrugë, vetëm disa muaj më parë, u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona./ZËRI

Poll

MOS HUMB