VLORË- Tre pushues janë shpëtuar sot nga Policia Kufitare në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë, pasi rrezikoheshin në det për shkak të distancës së largët nga bregu.
Sipas njoftimit zyrtar, një shtetase kishte dalë me kanoe në det, por ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe nuk mund të kthehej. Dy pushues të tjerë hynë me not për t’i ardhur në ndihmë, por përfunduan edhe ata në rrezik për shkak të distancës dhe lodhjes.
Pas marrjes së njoftimit në Sallën Operative të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM) Vlorë, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe bëri të mundur shpëtimin e tre shtetasve, të cilët u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
View this post on Instagram
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare Vlorë i erdhi në ndihmë 3 pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.
Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.
Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.
Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që në çdo rast emergjence të kontaktojnë menjëherë në numrin 112 ????./ ZËRI/