
THETH- Aksioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon edhe këtë të shtunë. Mësohet se IKMT ka punuar deri në mesnatës e së premtes për të rinisur punën këtë shtunë, me fadromat që po vijojnë me shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
Ajo që vihet re sot është prania e shtuar e forcave të policisë përgjatë zonës ku po zhvillohet ndërhyrja, ndërsa situata paraqitet e qetë. Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e agravimit të situatës gjatë aksionit të shembjes. Kujtojmë se të premten aksioni u shoqëura me tensione dhe përplasje të rrezikshme mes banorëve dhe forcave të policisë dhe IKMT. Situata u tensinua pas banorët hodhën edhe koktelje molotovi drejt një ure të fshatit.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajsë në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/