Aktualitet

Vijon zjarri në malin e Skërficës! Zjarrfikës të Gjirokastrës ndihmojnë për shuarjen e flakëve

10 zjarrfikës të Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo kanë nisur aksionin për shuarjen e flakëve

F.I
Vijon zjarri në malin e Skërficës! Zjarrfikës të
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR-Zjarri në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, vijon të jetë aktiv prej ditës së djeshme. Zjarri aktualisht ndodhet në territorin e Bashkisë Delvinë, por flakët rrezikojnë të përhapen drejt Gjirokastrës.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonën pyjore, shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, ka ndërmarrë një ndërhyrje të koordinuar emergjente. Konkretisht 10 zjarrfikës të Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo kanë nisur aksionin për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave përreth./ZËRI

Poll

MOS HUMB