TIRANË- SPAK ka bërë një listë të pronave dhe aseteve që i janë sekuestruar grupit të Franc Çopjas. Në "pjesën e dytë" të aksionit kundër trafikut të lëndëve narkotike që bënin vëllezërit nga Elbasani, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin për gjithsej 14 pasuri me vlera që arrijnë shumën e disa miliona eurosh. Edhe në këtë rast, janë të përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, etj. Të gjitha pronat kishin një burim: Paratë e gjeneruara nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në Europë.
Resorte turistike:
- “Ajman PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:
- Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
- Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:
Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:
Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë sekuestruar edhe tre automjete, mbi 111 800 euro "para të thatë", shumë konsiderueshëm e majme në krahasim me monedhat e tjera. SPAK ka gjetur dhe sekuestruar 4000 USD dhe 880.000 Lekë./ZËRI