TIRANË- Biznesmeni Gjergj Luca ka komentuar zhvillimet e fundit të lidhura me hetimet ndaj kokave më të larta politike. I ftuar në emisionin "Të paekspozuarit", Luca deklaron se vetë ai ka bërë 3 herë burg, 2 për grabitje dhe 1 për rrahje, për të treguar që sipas tij, 'të gjithë vjedhin'. Luca e lidh këtë deklaratë, teksa komenton termin 'hajdut' referuar figurave politike që ndodhen nën akuë për 'vjedhje'.
"Hajdut", sipas Lucës, nuk ka vetëm në administratë, ndërsa nënvizon se vjedhje ka pasur në çdo kohë, edhe në komunizëm, teksa rendit disa raste.
"Unë kam bërë 2 herë burg për grabitje, 1 herë burg për rrahje. Po s’kam lënë barake pa thy në Tiranë të re, Kombinat. Ka qenë një hetuese Doloresa, ka qenë kryevepër. Ajo m'ka marrë gjithmonë, e dua fort. Ishim grupi shurupi, aty kishim qef, çuna të rinj, bënim naj dorë bixhoz, naj zar naj gjë…Të bëj një pyetje për publkiun që çuditet me hajninat e administratës. 'A di ti njeri ti në komunizëm, apo jo, deri te punonjësit e komunitetit qendror që vidhnin 5 copa letra, ka ndonjë që nuk vidhte?' Edhe kur shkonim në aksion, merrshim katër kallinj misër, iknim. Më gjej një njeri që nuk vidhte, kudo vidhnin...", tha Luca.