
VLORË- Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë që pushtoi dje vendin tonë ka shkaktuar mjaft dëmtime. Një nga bashkitë më të goditura nga ky mot ekstrem ka qenë ajo e Vlorës, ku gjatë ditës së djeshme u raportuan përmbytje dhe dëme të shumta materiale. Edhe sot në këtë qytet rrugët dhe lagjet vazhdojnë të jenë nën ujë. Ndërkohë, bashkia e Vlorës pritet të nis bilancin e dëmeve që u shkaktuan nga përmbytjet.
Po ashtu dje u evakuuan 33 familje për shkak të përmbytjeve, ndërsa pati probleme me energjinë elektrike. Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë tha dje se shkak i përmbytjeve kanë qënë prurjet e shumta nga rebeshi, por Forcat e Armatosura kanë shkuar në terren dhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut u përdorën për të menaxhuar situatën.
Përkeqësimi i motit pritet të zgjasë deri të hënën, me ndikim të madh në rajonin. Reshjet intensive mund të arrijnë deri në 100 tonë për hektar, duke shkaktuar përmbytje akoma më të mëdha. /ZËRI