
Pamje nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa sipas "Ora News" autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi disa metra larg ambienteve të instuticioni, detaj ky i theksuar në njoftimin zyrtar. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /ZËRI
Poll