Aktualitet

'Më kthe vajzën"/ Vrau gruan me çekiç, Kastriot Cenko: Isha i tërbuar, fëmijët i ndava nga nëna...

Ndërkohë nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi

F.I
'Më kthe vajzën"/ Vrau gruan me çekiç,
Alba Cenko dhe Kastriot Cenko

GREQI-Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për shqiptarin, Kastriot Cenko, i cili dy vite më parë vrau me çekiç bashkëshorten, Alba Cenko dhe e fshehu trupin në papafingo. Autori para trupës gjykuese ka pretenduar se ishte i tërbuar teksa u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij të ndjerë.

“Jam punëtor ndërtimi. Nuk e pranoj akuzën ashtu siç është formuluar. Isha i tërbuar, jo i qetë mendërisht siç thuhet në aktakuzë, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi në atë moment. Dua të kërkoj një falje të madhe ndaj fëmijëve të mi që u mora nënën dhe një falje të madhe ndaj familjes së saj”, deklaroi ai para trupit gjykues.

Ndërkohë nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi. Ajo rrëfen se e bija ishte e trishtuar por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj. 

"Ai më telefonoi dhe bëri sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ai ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim "ku është nëna jote" dhe ai më tha " Nuk e di ". Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte treguar se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj. Nuk dua që t'i bëjnë asgjë, dua që ai të ma kthejë vajzën. A mundet?"- u shpreh nëna e gruas së ndjerë mes lotësh.

Kastriot Cenko më 29 nëntor 2024 masakroi bashkëshorten me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB