
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për portugezin Ruben Saraiva, i cili është marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Gjyqtari i çështjes, Renis Sheshi, vendosi që ta shtyjë seancën, pasi mungoi avokati i Saraivës dhe përkthyesi. Sot pritej të vendosej nëse çështja do të çohet për gjykim apo për do të kthehet për plotësim të dhënash, por u vendos të shtyhet. Më pas, i pandehuri u transportua drejt burgut 313 në Tiranë, ku do të presë seancën e radhës gjyqësore.
Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.
Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI