Aktualitet

Vrasja e Artan Myrtajt/ RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Kamëz

Kontrolle janë ushtruar gjithashtu në banesën e nipit të tij, si edhe në banesën e një personi me të cilin Lami ka lidhje shoqërore.

zh.ll
Vrasja e Artan Myrtajt/ RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit
artan myrtaj-vendngjarje

TIRANË- Forcat Speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa banesa pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve, kontrollet janë kryer në periferi të Kamzës, në banesën e Ervis Lamit, i cili dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal që vepron në Sarandë dhe Tiranë. Kontrolle janë ushtruar gjithashtu në banesën e nipit të tij, si edhe në banesën e një personi me të cilin Lami ka lidhje shoqërore.

Megjithatë, mësohet se gjatë kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm apo provë që mund të ndihmojë në hetimin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se 44-vjeçari i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit te ish-agjencia e vjetër, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan me motor dhe qëlluan të paktën dy herë. Myrtaj rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas plagosjes së Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt, 32 dhe 24 vjeç. Plagosja e dyfishtë ndodhi më 17 korrik të 2025, për një pronë në vijën bregdetare të Sarandës. Myrtaj u arrestua për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB