Aktualitet

Vrasja e Branko Shkozës nga shoku i tij, autori: Më rrahën në Polici që të pranoja krimin

Në dëshminë e tij para gjykatës së Durrësit e ka mohuar krimin duke thënë se e kishte pranuar nga frika.

F.I
Vrasja e Branko Shkozës nga shoku i tij, autori: Më rrahën
Majlind Habibi

DURRËS-Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij, 33-vjeçarin Branko Shkoza, ngjarje e ndodhur në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor. Në dëshminë e tij, para gjykatës së Durrësit e ka mohuar krimin duke thënë se e kishte pranuar nga frika.

Dëshmia e Majlind Habibit: Më ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë.  Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bëra, por se kam bërë unë. Dikush tjetër që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por une nuk kam lidhje.

Në dëshminë e tij paraprake, Habibi deklaroi se Shkoza i ngacmonte gruan dhe kur i kërkoi që të mos e bënte më, ky i fundit e talli. Ai u shpreh se nuk kishte si qëllim ta vriste dhe se është penduar për krimin.

Shkoza, u raportua i zhdukur nga babai i tij më datë 4 dhjetor, pasi kishte humbur kontaktet me të birin prej datës 2 dhjetor. Shoku i tij Majlind Habibi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit të ujërave të zeza për t’i marrë jetën. Pasi hodhi Branko Shkozën nga ura për motive të dobëta, autori i dyshuar raportohet se fshehu krimin, duke mos treguar vrasjen. Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime./ZËRI

Poll

MOS HUMB