Aktualitet

Vrasja e efektivit Xhulio Prela, Apeli kërkesë SPAK: Na jepni bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj

Ndërsa, Gjykata e Lezhës e ka shpallur të pafajshëm Redion Hysën, në një kohë kur Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg.

Zeri
Vrasja e efektivit Xhulio Prela, Apeli kërkesë SPAK: Na jepni bisedat
Ervis dhe Brilant Martinaj

TIRANË- Gjykata e Apelit, e cila ka nën shqyrtim dosjet penale të Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela i ka kërkuar informacione Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Apeli përmes një shkrese ka kërkuar informacione në SPAK nëse Sky ECC ka biseda që lidhen me krimin e rëndë. Ndërsa, Gjykata e Lezhës e ka shpallur të pafajshëm Redion Hysën, në një kohë kur Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg. Sherrniku, i cili kishte lidhje të ngushtë me Ervis Martinaj, akuzohet se ka krijuar kushtet e nevojshme për të kryer vrasjen.

Për ekzekutimin e Xhulio Prelës, fillimisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinaj, por akuzat ndaj tij u pushuan nga Prokuria dhe u arrestua Hysa, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën ishte kryer krimi, por në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, në Apel janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të Policisë, që ishin duke hetuar krimin, ndërsa gjykata ka kërkuar në SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.

Pasi të shqyrtojë këtë provë, Apeli do të jap verdiktin e tij në lidhje me dy të pandehurit.

Si ndodhi krimi?

Efektivi Xhulio Prela u vra teksa po kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Sipas pamjeve të sigurisë, automjetet që kanë kaluar në atë rrugë, janë ai që drejtohej nga Prela dhe Brilant Martinaj. Kjo, pasi në kohën e vrasjes, lëvizjet ishin të kufizuara nga pandemia e covidit.

Lëvizja e makinave, provohet nga kamerat e sigurisë pranë një karburanti pranë vendit ku ndodhi krimi. Në pamjet, Martinaj, i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant.

Brilant Martinaj, u ekzekutua më 17 korrik të 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, pas atentatit Redion Hysa u lirua nga akuzat, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB