
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Të pandehur për këtë ngjarje janë Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar si dhe Florian Plaku alias Serjani alias Mamo që ndodhet në kërkim ndërkombëtar ku dyshohet se strehohet në Dubai. Në seancën gjyqësore mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet. Haxhiu akuzohet se makinën tip “Golf 7” e ka vënë në dispozicion të grupit që kreu vrasjen e Gentjan Bejtjat në 15 Mars 2024, makinë e cila u përdor për të larguar autorët e krimit nga vendi ku ata dogjën makinën tip “Land-Rover”. Në makinë u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI