Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek do jenë të hapura edhe të shtunën

Vendimi është marrë për të përballuar fluksin e shtuar të aplikimeve për dokumente identiteti, si pasojë e afateve të skaduara dhe nevojës për t’u pajisur me dokument të vlefshëm për të votuar ditën e dielë më 11 maj.

F.I
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek do jenë të hapura edhe të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.

Vendimi është marrë për të përballuar fluksin e shtuar të aplikimeve për dokumente identiteti, si pasojë e afateve të skaduara dhe nevojës për t’u pajisur me dokument të vlefshëm për të votuar ditën e dielë më 11 maj.

Nga ana tjetër, Qeveria ka miratuar edhe akte normative, sipas të cilave, çdo shtetas do të ketë të drejtë të votojë edhe nëse zotëron një dokument biometrik të skaduar. Ky vendim ka për qëllim të garantojë që asnjë qytetar të mos pengohet në ushtrimin e të drejtës së votës./ZËRI

Poll

MOS HUMB