Aktualitet

Vrasja e Martin Çeços/ Gjykata e Apelit ndryshon masën liron 3 autorët e dyshuar

Mësohet se Gjykata e Apelit ka konstatuar skadimin e afatit të paraburgimit të caktuar në vitin 2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal dhe në kushte të tilla liruar 3 autorët: Valter Mollaj, Edlir Mollaj kushëriri i tij dhe çobani Bleri Angjo.

zh.ll
Vrasja e Martin Çeços/ Gjykata e Apelit ndryshon masën liron
Martin Çeço

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Mësohet se Gjykata e Apelit ka konstatuar skadimin e afatit të paraburgimit të caktuar në vitin 2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal dhe në kushte të tilla liruar 3 autorët: Valter Mollaj, Edlir Mollaj kushëriri i tij dhe çobani Bleri Angjo. Hetimet për vrasjen vijojnë për të 3 autorët e dyshuar, megjithëse Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë. 

Në Shkurt të 2025, Gjykata e Korçës dha dënimin me burg për vepren penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar. Konkretisht: Për Valter Mollaj 25 vite burg, Edlir Mollaj 23 vite burg, Martina Pajollari 20 vite burg, Blendi Angjo 15 vite burg.

Si ndodhi vrasja

Mbrëmjen e 12 qershorit të vitit 2022, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për t'u nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon./ZËRI

Poll

MOS HUMB