Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për ekzekutorin portugez

Saraiva, sipas Prokurorisë është autor i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

F.I
Vrasja e Nikulajt, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj

TIRANË-Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën.

Saraiva, sipas Prokurorisë është autor i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Sipas dosjes hetimore si akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Si ndodhi vrasja?

Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB