Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën

SPAK kërkoi 32 vite burg për Leonard Dukën, po aq sa për Fatmir Hysenin.

k.m.
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard
Leonard Duka dhe Santiago Malko

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Në seancën e sotme, SPAK kërkoi 32 vite burg për Leonard Dukën, po aq sa për Fatmir Hysenin. Ndërkohë që pretenca për të akuzuarit e tjerë varion nga 22-25 vite heqje lirie. Por nga të gjithë të pandehurit, vetëm për Dukën është kërkuar që ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pretenca e SPAK për të pandehurit:

25 vite burg për Erlis Dukën

32 vite burg per Fatmir Hysenin

23 vite burg per Oltion Logën

32 vite burg për Leonard Dukën

22 vite burg për Aleksandër Manxhakun

23 vite burg për Dritan Agajn

SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, SPAK akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Deri më tani, I vetmi i dënuar me 25 vite burg është Blendi Teta, i cili akuzohet si një person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin.

Arsyeja e vrasjes së Malkos u zbuluar nga përgjimet e “SkyECC”. Në bisedën mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, bossi i lojrave të fatit e thoshte hapur se nuk e kishte problem faktin që ish-shoku i tij i ngushtë i kishte vrarë njeriun që kishte të besuar, madje i linte shteg hapur që të vepronte po njësoj edhe me Erigers Mihasin (Edhe ky është vrarë).

Ish-bossi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 shprehej se Malko ka gabuar me babanë e Dukës, referuar faktit që ia ka marrë peng dhe i ka dërguar video duke e torturuar. Madje në një episod e quan Malkon skizofren dhe njeri që i ka sjellë vetëm probleme. Biseda është zhvilluar kur dyshja i kishte prishur marrëdhëniet miqësore por edhe ato si ortakë./ZËRI

Poll

MOS HUMB