Aktualitet

Vrasja me çekiç e 57-vjeçarit/ Pas autorit arrestohen dy të tjerë, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se përveç autori, në pranga kanë rënë edhe Lorenc Goga 26-vjeç dhe Fation Kulla 23-vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

zh.ll
Vrasja me çekiç e 57-vjeçarit/ Pas autorit arrestohen dy
vendngjarje-viktima petrit ndou

TIRANË- Dy persona të tjerë janë arrestuar nga policia pas vrasjes së 57-vjeçarit Petrit Ndou në aksin rrugor “Thumanë–Krujë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se përveç autori, në pranga kanë rënë edhe Lorenc Goga 26-vjeç dhe Fation Kulla 23-vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Njoftimi:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate pranë rrugës Fushë Krujë-Mamurras, ku konflikti mes shoferëve ka agravuar në dhunë fizike, ku 28-vjeçari Andi Vokri ka goditur për vdekje me çekiç Petrit Ndoun. Viktima ka humbur jetën si pasojë e një plage të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe çekiçi, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Autori është shoqëruar menjëherë nga uniformat blu, ndërsa në komisariat ai ka deklaruar se situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe se nuk kishte si qëllim që t’i merrte jetën Ndout. Paralelisht, policia po mbledh dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe po analizon provat materiale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB