Aktualitet

Vrasja në Tiranë! 24-vjeçarja palestineze u vra më 22 shkurt, Policia në gjurmët e bashkëshortit, u largua drejt Greqisë

Më datë 22 shkurt 49-vjeçari shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

F.I
Vrasja në Tiranë! 24-vjeçarja palestineze u vra më 22
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën një ditë më parë (27 shkurt), ku Rayyan Alwan 24-vjeç palestineze u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave. 24-vjeçarja dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.

E reja dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh, Fadi Alwan të cilët jetonin në Gjermani, kishin hyrë në Shqipëri më 19 shkurt. Bashkëshorti i saj nuk është gjetur në banesë, ndërsa Polica është vënë në kërkim të tij. Pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, tregojnë se më datë 22 shkurt 49-vjeçari shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta që edhe krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt, 6 ditë më parë. 49-vjeçari palestinez 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij, dyhsohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar nga Shqipëria.

Mister mbetet shkaku i vrasjes së saj. Nga kontrolli që Policia ka bërë në banesë, nuk ka gjetur asnjë veç rrobave të saj dhe një monedhe "10 cent", duke ngritur dyshimet se partneri i ka marrë gjithçka pasi e ka vrarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB