Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Dhunuan anglezin në një klub nate dhe e lanë me dëmtime në tru, burg për 2 shqiptarët

Si pasojë e dhunës viktima pësoi gjakderdhje në tru.

F.I
PAMJE TË RËNDA! Dhunuan anglezin në një klub nate dhe e
Fatos Kertolli dhe Lulzim Sinimati

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë, të cilët dhunuan barbarisht një anglez në një klub nate në Peterborough, janë dënuar me dhjetë vite burg. Si pasojë e dhunës viktima pësoi gjakderdhje në tru.

Lulzim Sinimati, 27 vjeç dhe Fatos Kertolli, 36 vjeç, pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje kur kryen sulmin, por u shpallën fajtorë për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore. Trupa gjykuese dëgjoi se si dyshja ishin në një pub në Broadway, kur një sherr shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit të 20 korrikut.

Pamjet e kamerave kapën viktimën duke u goditur vazhdimisht me grushte në fytyrë para se të binte në dysheme, ku më pas u godit me shkelma në trupin e tij në mënyrë të përsëritur.

Detektivi Dylan Lenton, i cili hetoi ngjarjen, tha: Të dy burrat pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje, megjithatë pamjet treguan se ata sulmonin egërsisht një viktimë në një sulm të vazhdueshëm.

Lëndimet që ata shkaktuan ishin aq të rënda, saqë në një moment mendohej se i plagosuri nuk do të mbijetonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB