Aktualitet

Vrau bashkatdhetarin në Selanik, dënohet me 13 vjet burg shqiptari: Qëllova për ta frikësuar

Gjykata e shpalli fajtor 46-vjeçarin për vrasje nga pakujdesia, duke marrë parasysh faktorin lehtësues të provokimit nga ana e viktimës.

M.M
Vrau bashkatdhetarin në Selanik, dënohet me 13 vjet burg shqiptari:
Foto ilustruese

SELANIK- Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vjet burg nga gjykata në Selanik për vrasjen e një bashkatdhetari 50-vjeçar, ngjarje që ndodhi jashtë një karburanti në korrik të vitit të kaluar. Konflikti mes tyre nisi për shkak të dyshimeve të viktimës se i pandehuri po flirtonte me partneren e tij.

E ngrita armën për ta frikësuar, qëllova për frikësim” tha ai gjatë gjyqit.

Gjykata e shpalli fajtor 46-vjeçarin për vrasje nga pakujdesia, duke marrë parasysh faktorin lehtësues të provokimit nga ana e viktimës. I dënuari pretendoi se veproi në vetëmbrojtje, pasi viktima e kishte sulmuar fizikisht, duke e kërcënuar dhe shantazhuar.

Një video nga kamerat e sigurisë në vendngjarje u përdor si provë në procesin gjyqësor. Pas shpalljes së vendimit, ai u rikthye në burg për të vuajtur dënimin./ ZËRI

Poll

MOS HUMB