Aktualitet

Vrau burrin me sëpatë/ Elvira Tahiraj: E bëra unë! Kufoma e 55-vjeçarit u gjet nga e bija

Vajza ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

F.I
Vrau burrin me sëpatë/ Elvira Tahiraj: E bëra unë! Kufoma e
Foto ilustruese

SARANDË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur në ditë më parë në Sarandë, ku Elvira Tahiraj goditi me sëpatë për vdekje bashkëshorin e saj, Llazar Tahiraj. E pyetur në polici 49-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo autore e vrasjes, madje u shpreh se kishte tentuar që ta ekzekutonte të shoqin edhe herë të tjera. 49-vjeçarja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shtoi se por nuk ka pasur asnjë arsye për vrasjen e kryer.

“Po e vrava unë. Por nuk kam arsye,” ka thënë ajo, duke lënë hetuesit të habitur.

Mësohet se ka qenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të 24 dhjetorit, të pajetë dhe të rrethuar nga një pellg gjaku në shtatin e tij. Pasi nënën e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë, vajza ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB